Monday, May 14, 2012

Të pregatitesh për martesën:


Të pregatitesh për martesën: Pa dyshim, çdo nuse ëndërron të bëhet më e bukura dhe më e magjishmja dhe në të njëjtën kohë, të jetë e qetë. A është kjo e mundur, sidomos të qenurit e qetë? Është, nëse e kupton që i gjithë nervozizmi lidhur me fustanin, zgjedhjen e modelit të flokëve, buqetën e luleve etj, s'janë asgjë krahasuar me rëndësinë e evenimentit që po ndodh në jetën tuaj.
Ndoshta (dhe është ajo çfarë të gjitha nuset ëndërrojnë), kjo është e vetmja herë në jetë, që ju do të shfaqeni përpara të afërmve tuaj si nuse, kështu që përpiquni të qetësoheni dhe t'i shijoni "shqetësimet" parapregatitore të dasmës.
Shikohuni në pasqyrë, buzëqeshni dhe nisni qetësisht pregatitjet tradicional të nusërisë.

Bukuri: Të pregatitesh për martesën: Mund të bëni një listë paraprake për aksesorët e nevojshëm për martesën dhe t'i blini ato të gjitha në të njëjtin, në mënyrë që të mos humbisni kohë duke vrapuar nëpër dyqane. P.sh. mund të blini online, në site që ofrojnë gjithshka për dasmën, mund të gjeni punime me dorë etj, dhe dasma juaj s'do të jetë thjesht e bukur, por plot stil. Nëse nervat tuaja dhe emocionet refuzojnë të jenë të qeta, provoni diçka qetësuese, si p.sh. t'i drejtoheni sallonit të bukurisë për të bërë një trajtim qetësues ose masazhe me një specialist. Qetëson nervat dhe ka një efekt shumë pozitiv mbi lëkurën. Disa femra, para dasmës, përpiqen të ndryshojnë imazhin e tyre në mënyrë radikale, por përse ta bësh kur partneri juaj ju ka zgjedhur për atë që jeni. 




Shumë nuse përkeqësohen për shkak të oreksit, për të qenë më në formë për dasmën dhe në fund dalin edhe më keq. Lërini mënjanë frikërat. Pak muaj para martesës, vendosni regjim në të ngrënë, pini shumë ujë dhe harrojini të gjitha pijet me sheqer, me gaz ose alkol. Sigurisht, mos abuzoni me ëmbëlsirat, konsumoni vetëm brenda normave. Mund t'i nënshtroheni edhe një regjimi dietetik. Jo vetëm që do përmirësojë metabolizmin tuaj por do t'ju ndihmojë edhe të hiqni disa kg. 
Disa sallone bukurie, ofrojnë programe të plota dasme - opsioni i duhur për një nuse, sepse ju nuk doni të humbisni fuqi, kohë dhe nerva sa andej këndej për t'u pregatitur. Fillimisht ju bisedoni me specialistin për detajet se si do të donit të ishit në altar, më pas ai do të përcaktojë një program të plotë për lëkurën (pastrim, ushqim, nxirje), duart, flokët, make up, humbjen në peshë, madje edhe të provojë disa modele të ndryshme flokësh për ditën e dasmës.

Dita e dasmës, është dita më e bukur e cila kur kalon duket sikur ishte vetëm një çast. 
Ndaj duhet të jeni të pregatitura në kohën e duhur dhe kur të ketë kaluar e të shihni fotot, të mund të thoni vërtetë që ishin ditët më të bukura të jetës.

Përktheu: Pin-Up Albania

No comments:

Post a Comment