Monday, May 14, 2012

Java e modës Paris: Cristian Dior Pranverë-Verë 2012


Në Paris u zhvillua një shfaqje mode me një stil shumë femëror. Modelet ishin veshur me fustane të stilit të viteve '60 (Pin-Up): modele të praruar, funde me textura lulesh, pjesa e bustit që thekson belin, me materiale të tejdukshme ndaj të cilave zonjat romantike s'mund të jenë indiferente.  Ngjyrat e përdorura bojëvishnjë, e kuqe, e zezë dhe e bardhë.
Çdo veshje është zbukuruar me lloje të ndryshme teksturash, me fjalë dhe trëndafila, dhe me 
bordura ose vija të dukshme. Imazhi është plotësuar me aksesorë të përshtatur më së miri: 
rrypa të hollë, dorashka të gjata dhe këpucë me taka.







Në sfilatë nuk shihni krijime të ekzagjeruara për të ngritur në nivel mode dhe stili fustane të rëndomtë. Gjithashtu surprizues është edhe kombinimi bardhë e zi me shifon transparent, i stolisur me teksturë lulesh në një ngjyrë që krijon kontast, dhe e gjitha e përmbyllur me bordurë të dukshme dhe kombinuar me dorashka lëkure deri në bërryl.  


Modelet më interesante, janë fustanet e koktejlit të cilat theksojnë format natyrale të trupit femëror, materialet në ngjyrë të zezë dhe bezhë në gri dhe dekorimet me qepje të dukshme (ashpër).

Këto modele të krijonin përshtypjen sikur ishin qepur nga rrobaqepësi, por të papërfunduar plotësisht. Ky është një model karizmatik që do t'i shkonte një zonje të cilës i pëlqen të shkëlqejë, por jo pa sens humori.

No comments:

Post a Comment