Thursday, May 17, 2012

Ç'është BOTOKSI?!

Botoks ose ndryshe Botulinum toxin është një toksinë dhe neurotoksinë e cila prodhohet nga një bakter i quajtur Clostridium botulinum. Toksina botulinum mund të shkaktojë botulizëm, një sëmundje vdekjeprurëse si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Botulinum toxin A ose ndryshe e njohur si Botoks, e testuar fillimisht tek majmunët, përdoret për qëllime të ndryshme mjekësore po ashtu edhe kozmetike. Botulinumi mund të përthithet nga sytë, membanat  e mukozave, sistemi i frymëmarrjes etj.

Historiku
Fillimisht është njohur vetëm për vetitë helmuese (e përshkruar si "salçiçe helmuese" dhe "helm dhjamor") dhe dëmin fatal që shkaktonte në organizëm. Ky bakter prodhonte toksinën helmuese e cila shkaktohej nga produktet e mishit të rritur, ruajtur, përpunuar ose gatuar në mënyrën e gabuar. Ishte një fizikant i quajtur Kerner, i cili guxoi ta përdor toksinën botulinum për të parën herë për qëllime të mundshme terapeutike dhe i vendosi emrin botulism (nga Latinishtja botulus që do të thotë "salçiçe"). Emile van Ermengem, në 1897-ën gjeti që prodhuesi i toksinës botulin ishte një bakter të cilin ai e quajti Clostridium botulinum. Në 1928-ën, Prof. Tessmer Snipe dhe Herman Sommer e purifikuan toksinën për herë të parë. Në vitin 1949, grupi i Arnold Burgenit përmes një eksperimenti elegant, zbuloi se toksina bllokon transmetimin neuromuskular që do të thotë se toksina bllokon sinjalet që përçohen në tru nga reagimet e muskujve. Në rastin kur godet sistemin e frymëmarrjes, muskujt paralizohen për shkak të mospërçimit të sinjalit në tru dhe kështu personi pushon së marri frymë. Kjo është dhe arsyeja pse njerëzit vdesin kur goditen nga botulizmi. Paralizimi i muskujve të frymëmarrjes.

Epo, të gjithë do të pyesnin: pse duhet injektuar kjo toksinë në trup për arsye kozmetike? 
E thjeshtë: nëse një zonë e trupit s'është në gjendje të lëvizë, atëherë s'mund të rrudhoset.


Është miratuar për qëllime kozmetike, për herë të parë në 12 Prill 2002.

Botoksi në trup:
Botoksi përdoret për sëmundje spazmatike (kontraktime të pavullnetshme të muskujve). 
Efekti i qetësimit ose eliminimit të spazmave të këtyre muskujve, ndodh brenda disa orësh ose brenda pak ditësh pas injektimit të toksinës. Efektet s'janë të përhershme, por kanë një kohëzgjatje nga 3 deri në 8 muaj. Rreziku i përhapjes së toksinës në zona të tjera të trupit, është zvogëluar ndjeshëm. 
Përdoret gjithashtu për: smazma të muskujve të syve, prombleme të koordinimit të syve (strabizmi), dhimbje të ndryshme të kokës si migrena etj. Aktualisht po studjohet për të përcaktuar nëse është i dobishëm për të trajtuar sëmundje si osteoartrit i gjurit dhe legenit dhe sëmundje të tjera që lidhen me kockat, prostatën etj.

Zonat ku aplikohet në fytyrë.
Në kozmetikë përdoret suksesshëm për të reduktuar rrudhat dhe pamjen e plakur duke u injektuar direkt tek muskujt e fytyrës (rreth syve, buzëve, ballit, qafës etj) duke i paralizuar ata për një periudhë të caktuar kohore (min.3 muaj). Në momentin që muskujt nuk lëvizin, nuk formohen rrudha. 
Injektimi i botoksit bëhet vetëm në klinikën e mjekut me pajisje strerile dhe nën kontroll të plotë të specialistit, jo në një sallon bukurie. Para injektimit përdoret anestezi lokale ose një krem mpirës. Mund të ndjeni pak bezdi gjatë injektimit, por gjëlpërat sot janë aq të holla sa zakonisht procedura s'është e dhimbshme. Në varësi të zonave ku do të injektohet, procedura zgjat nga fare pak minuta deri në rreth 20 minuta. Fillimisht shënohen zonat ku do të injektohet botoksi dhe pas mbarimit të procedurës mund të vazhdoni aktivitetin normal, por e mira është që të shmangni ekspozimin në diell. S'duhet përdorur nga gra shtatzëna, që kanë alergji nga vezët ose probleme neuromuskulare.

Efekte anësore: Pas injektimit të botoksit efektet anësore më të zakonshme janë: dhimbje koke, përzierje, simptoma të ngjashme me ato të gripit, skuqje dhe dhimbje në zonën e injektimit, tharje e gojës, turbillim i shikimit, lodhje, reksione alergjike etj. Botoksi zhduk ose zbeh reagimet emocionale të pacientit në situata të caktuara (botuar në Forbes). Kjo vjen si pasojë e shkëputjes së ndërlidhjes së muskujve me trurin. Më rrallë haset dobësim ose venitje e muskujve të qepallave të sipërme të syrit. Zakonisht kjo gjë kalon brenda pak ditëve. Në raste të rralla, mund të zgjas edhe për muaj, etj, etj.

Janë hedhur në treg produkte për të mbrojtur raste tepër të rralla, por të mundshme, që cënojnë jetën, si komplikacione gëlltitjeje ose frymëmarrjeje në rastet kur toksina mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani tek ata që e kanë përdorur për qëllime kozmetike, kështuqë rezulton që botoksi mund të konsiderohet deri diku si i sigurt.

Nga: Pin-Up Albania