Monday, May 14, 2012

Probleme me qeskat poshtë syve?


Lexoni këshillat e mëposhtme.
Artikulli përmban receta unike për të shpëtuar nga qeskat e syve.


1. Në mëngjes dhe në darkë, lajeni fytyrën me ekstrakt kamomili për të lehtësuar skuqjen dhe lodhjen e syve.
Në 1 filxhan me ujë të nxehtë shtoni një lugë gjelle lule kamomili të thata. Për rezultat edhe më të mirë, lëreni të qëndrojë për 4 orë.



2. Hiqini qeskat e syve me qull patatesh dhe çaj të fortë. Në pjesën e poshtme të syrit aplikohet patate e gjallë e grirë (bëhet si qull), dhe sipër, (qepalla e sipërme) qeskë ose kompresa çaji të fortë.

3. Një tjetër gjë që ju ndihmon të shpëtoni nga qeskat poshtë syve janë vendosja e akullit rreth tyre. Si akull mund të përdorni qumësht ose ujë të zakonshëm.

4. Në gjysëm filxhani ujë të valuar, shtoni gjysëm luge sherebelë. Lëreni të qëndrojë për rreth dy orë në një enë hermetike. Para përdorimit, çaji ndahet në dy pjesë, njëra prej të cilave ringrohet. Merrni dy tampona pambuku njëri prej të cilëve laget me çajin e nxehtë ndërsa tjetri me të ftohtë. Vendosini tek sytë në mënyrë të alternuar. Gjithmonë niseni me çajin e ngrohtë pastaj vazhdoni me të ftohtin. Përsëriteni për 5 herë. Kjo proçedurë përsëritet çdo ditë. Qeskat poshtë syve do të zhduken për rreth pas një muaji trajtim.

Nëse, përveç qeskave të syve keni edhe probleme me shikimin, mund të blini lente kontakti online. Përbëhen nga materiale transparente të cilat vendosen direkt brenda në sy për të përmirësuar shikimin. Sipas ekspertëve, në botë ka rreth 125 milion njerëz që përdorin lente. 

Përktheu: Pin-Up Albania

No comments:

Post a Comment