Wednesday, July 18, 2012

Truke për rënie në peshë që FUNKSIONOJNË!

1. Nuhasni banane, mollë, mendër (mente, nenexhik)
Mund të duket qesharake, por funksionon. Kjo metodë është provuar tek 3 000 vullnetarë dhe është vërtetuar se, sa më shumë këta persona i nuhasnin këto ushqime, aq më pak të uritur ishin dhe për pasojë humbisnin edhe më shumë kg. Sipas një teorie, gjatë nuhatjes së ushqimit truri stimulohet në të njëjtën mënyrë siç bën kur personi ushqehet. Ndaj gënjejeni trurin tuaj dhe ngopuni thjesht duke nuhatur.

2. Vendosni një pasqyrë përballë në tavolinën e ngrënies
Sipas një studimi, ngrënia përballë pasqyrës e ul sasinë e ushqimit që konsumohet nga personi deri në 1/3 e sasisë së zakonshme. Të shohësh veten në sy teksa ushqehesh, të bën të ndërgjegjësohesh për qëllimet që i ke vënë vetes, të rikthehesh në standartet e tua të brendshme dhe të rikujton pse po përpiqesh të biesh në peshë.


3. Rrethohuni me ngjyrë blu
Duhet të ketë një arsye të fortë pse nuk ju rastis të shihni fast food-e ose restorante në ngjyrë blu. Besojeni ose jo, ngjyra blu të pret oreksin. Kështu që servireni ushqimin në pjata ngjyrë blu, vishuni me blu ndërkohë që hani dhe vendosni një mbulesë tavoline gjithashtu blu. Shmangni të kuqen, të verdhën dhe portokallinë në ambjentet e ngrënies. Studimet kanë vërtetuar se ato e nxisin oreksin.


4. Fotografoni ushqimin
Në vend që të numëroni çdo kafshatë që hani, bëjini një foto ushqimit dhe ruajini në telefon ose PC sipas datës. Një inventar viziv i asaj që konsumoni mund t'ju ndihmojë të kontrolloni dhe të ndërgjegjësoheni për sasinë ditore të ushqimit që merrni. "Të bësh foto dhe më pas t'i rishohësh gjatë ditës, mund të të bëjë të ndalësh dhe ta vrasësh pak mendjen përpara se të hash". 
5. Lidhni barkun
Disa femra franceze, lidhin një rrip (cope) rreth mesit poshtë rrobave kur shkojnë për të ngrënë (mund të vendosni edhe një rryp çfarëdo, mjafton që barku të mos jetë i lirshëm). Kjo i bën ato të jenë gjatë gjithë kohës të ndërgjegjshme ndaj stomakut sidomos kur rripi fillon të ngushtohet, do të thotë që s'duhet të konsumosh më ushqim.