Tuesday, May 15, 2012

Si të vishemi në një ditëlindje?

Të vendosësh si të vishesh në ditëlindjen e miqve apo e një të afërmi s'është dhe aq e vështirë sa duket. Mundohuni të keni parasysh dhe t'i përmbaheni kodit të veshjes, se sa formale mund të jetë si ceremoni, nëse s'është aspak e tillë, atëherë mundësitë e zgjedhjes janë edhe më të shumta.


Instruksione: 
Femrat duhet të zgjedhin një veshje që përveçse i përshtatet festës, mbi të gjitha t'i përshtatet stilit personal.
Zgjidhni një fustan koktejli, taka të larta dhe bizhuteri vezulluese, qofshin ato edhe jo të vërteta dhe një model elegant, jo të ekzagjeruar flokësh. Veshja, përgjithësisht, duhet të jetë e gëzueshme, plot ngjyra, me print lulesh të cilat janë shumë në modë, me materiale të lehta dhe cilësore. Gjatësia e fustaneve dhe fundeve rekomandohet mbi gju për të mos e ekzagjeruar pamjen dhe për të qenë sa më rehat dhe sa më të lirshme. (vazhdon poshtë)...


































Çfarëdo që zgjidhni, kini parasysh që të jeni sa më elegante, sa më të feskëta, koherente me modën, por s'duhet kurrsesi të bini më shumë në sy se personi që ka ditëlindjen. Është dita e saj (nëse është femër) dhe vëmendja më e madhe duhet të jetë pikërisht tek ajo. 

Për zonjat, rekomandohet të jenë gjithnjë në maksimumin e tyre. Një zonje, nuk i falet ta anashkalojë veten, të tregojë më shumë modesti se ç'duhet dhe ca më keq ta neglizhojë veten duke menduar që janë të rinjtë që duhet të kënaqen e të bien më shumë në sy (ajo që mendojnë zakonisht nënat tona). Një zonjë, duhet të jetë e tillë në çdo kohë dhe kudo. 

Përsëri rekomandohen fustanet ose fundet mbi gju ose pak poshtë gjurit, ose panatallona elegante në gjatësinë e kaviljes. Ngjyra të ngrohta, fustane që evidentojnë me elegancë format, këpucë elegante, me taka mesatare, bizhuteri fine dhe diçka për të hedhur supeve (xhaketë ose triko me mëngë treçerekshe dhe sa më të lehta, ose shall të lidhur bukur ose thjesht i hedhur këndshëm supeve), i japin shumë sy veshjes së zonjave. 

Stili Pin-Up është tepër në modë këtë sezon, që do të thotë, estetikë e përkryer dhe modele super femërore. Fustanet tipike të këtij stili janë fustanet e ngushtë në pjesën e bustit dhe veref në pjesën e poshtme. Tepër të rehatshëm dhe shumë elegant.


Çantat, janë një aksesor shumë i rëndësishëm. Ndaj kujdes, çanta të vogla mundësisht me ngjyra të çelura dhe jo detyrimisht në ngjyrën e këpucëve. Preferohen shumë çantat që në vend të rrypit kanë zinxhir.

Nga: Pin-Up Albania