Monday, May 14, 2012

Ç'është femëria dhe si të bëhemi edhe më shumë femërore!


Koncepti i "femërisë" ka shumë aspekte. Çdo person ka pikëpamjen e tij lidhur me këtë gjë. Gjithsesi ka disa pika të përbashkëta të cilat përmbledhin konceptin e femërisë - ecje dhe lëvizje të hijëshme, delikatesa dhe brishtësia e natyrore.

Çdo vajzë e di se si është të jesh femërore, por jo të gjitha e shohin veten si të tillë. Duke iu referuar stilistëve, shumë gra dhe vajza thonë të njëjtën gjë: "Do doja të isha më femërore.". Për këtë arsye kemi nevojë për femërinë, për t'u ndjerë më tërheqëse, sidomos në sytë e burrave. Femëria është një farë sjelljeje e caktuar e seksit të brishtë e cila tërheq seksin e fortë.


Çfarë ju duhet për të qenë më femërore? Para së gjithash, shmangni sjelljet mashkullore. Pjesa më e madhe e femrave janë vetvetiu më të hijëshme dhe elegante sesa meshkujt. Femrat janë më fine, meshkujt më mekanik. Sigurisht, ka gjithmonë përjashtime, por vetëm femrat varen nga hijeshia e tipareve dhe sjelljeve të tyre.

Në këtë rast, s'është e domosdoshme të jesh e hijëshme kur luan basketboll, por kur je në restorant apo në shtrat, patjetër. Femrat dallojnë nga meshkujt edhe nga format e rrumbullakosura trupore. Në mënyrë, që të jeni më femërore, duhet ta doni trupin tuaj, të kujdeseni për të dhe të ruani format duke u marrë me sport. Të kuptoni trupin tuaj do t'u ndihmojë edhe të kërceni. P. sh. "belly dance" thekson format e trupit femëror dhe të kërcesh në çift, të bën të ndjehesh si një perandoreshë para skllavit.

Një femër duhet të jetë lozonjare dhe e qeshur. S'duhet ta merrni jetën shumë seriozisht, kjo është përgjegjësia e meshkujve. Femra duhet të buzëqeshë, të luajë, flirtojë, vërë në lojë, të bëjë shaka dhe të tregojë që i pëlqen vetja. Duhet të jesh e tillë për të qenë femërore, kjo gjë nuk funksionon nëse jeni të vetmuara, të zymta dhe serioze.


Përktheu: Pin-Up Albania.

No comments:

Post a Comment