Monday, August 27, 2012

Ç'thonë aknet për organizmin tuaj?!

Gjithnjë e kam ditur që aknet në zonën e mjekrës para ciklit menstrual, tregojnë ç'rregullimin e ekuilibrit  hormonal. Në fakt çdo zonë e fytyrës e prekur nga aknet, s'është tjetër veçse një mënyrë sinjalizimi që në trupin tonë ka diçka që nuk shkon. Kjo lloj metode e diagnostikimit të problemeve shëndetësore është qindra vjeçare dhe i ka rrënjët në Kinë. Sot, kjo metodë është shumë e shpërndarë në botë dhe konsiston në ndarjen e fytyrës si hartë, ku çdo pjesë e kësaj harte është e lidhur me një organ të caktuar. Ndaj, çdo parregullsi e lëkurës në një zonë të caktuar, na sinjalizon për një problem të mundshëm në një X organ, kjo lloj njohurie na ndihmon të identifikojmë problemin tonë në kohë dhe të marrim masa pa qenë akoma tepër vonë.



1 & 2: Sistemi i tretjes — Duhet të konsumoni sa më pak ushqime të përpunuara dhe të gatshme, duhet të pini sa më shumë ujë dhe të hani ushqime freskuese siç janë p.sh kastravecat.
3: Mëlçia — Eliminoni alkolin, ushqimet e yndyrshme dhe bylmetërat. Kjo është zona ku shfaqen paraprakisht alergjitë ushqimore, ndaj kontrolloni përbërësit e asaj që keni ngrënë. Përveç kësaj, bëni çdo ditë 30 min gjimnastikë dhe flini mjaftueshëm gjumë në mënyrë që mëlçia juaj të mund të pushojë.
4 & 5: Veshkat — Çdo shenjë rreth syve, përfshi këtu edhe rrathët e zinj, janë shenjë dehidratimi. Pini shumë ujë!
6: Zemra — Kontrolloni presionin e gjakut dhe nivelet e Vit. B. Ulni nivelet e ushqimeve pikante, hani më pak mish dhe thithni më shumë ajër të pastër. Pëveç këtyre, mundohuni të ulni kolesterolin, duke eliminuar "yndyrnat e këqija" dhe duke i zëvendësuar ato me "yndyrna të mira" si Omega 3 dhe 6, të cilat gjinden në arra të ndryshme, avokado, peshk dhe farat e linit. Meqënëse kjo zonë ka pore më të mëdha, kontrolloni make upin tuaj mos është i skaduar ose jo mjaftueshëm cilësor dhe për pasojë mund t'ju shkaktojë probleme.
7 & 8: Veshkat — Përsëri, pini shumë ujë! Shmangni pijet e gazuara, kafen, alkolin sepse shkaktojnë edhe më shumë dehidratim.
9 & 10: Sistemi i frymëmarrjes — Pini duhan? Keni alergji? Kjo është zona e këtyre problemeve. Nëse shqetësimi juaj s'është asnjëri nga të dy, atëherë mos e lini trupin tuaj të ketë temperaturë më të lartë seç duhet. Konsumoni ushqime freskues, eliminoni ose ulni sasinë e sheqerit dhe thithni sa më shumë ajër të pastër. Konsumoni gjithashtu sa më pak ushqime acidike - të cilat rrisin aciditetin e stomakut (mishi, bylmetërat, alkoli, kafja, sheqeri) dhe shtoni ushqime të tilla si perimet. Ajo që harrojnë shumica është: celularët që duhet të pastrohen vazhdimisht dhe këllëfët e jastëkut, sepse janë nga shkaktarët kryesorë të akneve në këto zona.
11 & 12: Hormonet — Kjo zonë sinjalizon problemet e stresit dhe ndryshimet hormonale. Meqënëse këta janë dy faktorë të cilët shpesh herë s'mund t'i shmangim, mund ta ulim efektin e tyre duke fjetur mjaftueshëm, duke pirë shumë ujë, duke ngrënë barishte të ndryshme dhe duke e ruajtur lëkurën super të pastër. Një shenjë tjetër e acarimit të kësaj pjesë të fytyrës tregon ovulimin (dhe në cilën anë).
Zona 13: Stomaku — Shtoni ushqimet me fibra, ulni nivelet e toksinave dhe pini sa më shumë çajra natyral për të rregulluar tretjen.
14: Sëmundje — Papastërtitë në këtë zonë tregojnë se trupi juaj mund të jetë duke luftuar kundër bakterieve. Trajtojeni veten mirë, filloni jogën, shplodhuni mirë, merrni kohë për të marrë frymë, pini shumë ujë dhe kini parasysh që gjithshka funksionon!
Pra, herë tjetër kini parasysh që nëse keni rrathë poshtë syve dhe shenja të tjera në hartën e fytyrës suaj, dijeni se ajo po përpiqet t'ju bëjë të ditur dhe t'ju komunikojë shqetësimet e organeve tuaja. Gjithsesi, nëse vini re diçka të dyshimtë më e mira është që të konsultoheni me mjekun për një orientim më të specializuar, sepse kjo është thjeshtë një guidë e përgjithshme për t'ju drejtuar në kahun e duhur për të identifikuar pak a shumë atë çfarë ndodh në trupin tonë. Gjithsesi kujdes higjenën, kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni!

Tuesday, July 24, 2012

Të vërteta universale për atë çfarë meshkujt kërkojnë!



1

SEks

Epo pranojeni, meshkujt vdesin për seks. Duan ta bëjnë shpesh. Në fakt, e duan atë gjatë gjithë kohës dhe në çdo lloj vendi. Por, nuk duan vetëm kaq, ata kanë nevojë edhe për të tjera shenja që tregojnë përkujdesje, kështuqë ecni të kapur përdore ose dhurojini herë pas here një përqafim të papritur.

2Reagime të sinqerta

Mos u shtirni me meshkujt. Ata e kuptojnë kur e bëni.


3komplimenta

Meshkujt kanë nevojë për komplimente po aq sa femrat. Kur ata duken bukur, bëni mirë t'ua thoni.


4të qeshësh

Bëjini për të qeshur! Sensi i humorit është diçka shumë e bukur dhe një femër me sens të mirë humori është jashtëzakonisht tërheqëse.

5T'i pranosh

Meshkujt duan që femrat t'i pranojnë ata për atë që janë, mos i konsideroni si dikush që mund t'i rinovoni ose më keq akoma t'i modifikoni sipas dëshirës. Pa dyshim që kanë të meta, por ju duhet t'i pranoni dhe kapërceni ato përderisa jeni me atë që keni. Meshkujt duan të pranohen për atë që janë dhe që përpiqen dhe punojnë të jenë.

6ndershmëria

Asnjë marrëdhënie s'mund të ekzistojë nëse nuk ka në themel të saj ndershmërinë dhe kjo nis që kur takoheni në fillim. Nëse vërtetë ju intereson dikush, mos u sillni sikur jeni e vështirë për t'u kapur.

7Hapësira

Mos i ngucni meshkujt! Ata kanë nevojë për kohë dhe hapësirë me miqtë e tyre madje edhe për të ndenjur vetëm. Ato femra që u kërkojnë meshkujve të tyre të rrinë çdo sekond me to, epo kanë nevojë të ndërtojnë një jetë të tyren.

8komunikimi

Shprehuni! S'është e thënë të jenë gjithnjë dakort me ju, por të paktën ata do të ndjehen krenar që ju keni kokën tuaj. Femrat e forta dhe të pavarura, janë seksi!

9mbështetja

Nëse e dashuroni mashkullin tuaj, mbështetini ëndrrat e tij po aq sa ai mbështet tuajat.


10besimi

Nëse nuk keni besim tek njëri-tjetri, marrëdhënia juaj ka marrë fund. Besoni në atë që thotë dhe mos e kontrolloni gjithmonë dhe ta provokoni vazhdimisht. Besimi është respekt dhe të dyja palët meritojnë të respektohen.

Wednesday, July 18, 2012

Truke për rënie në peshë që FUNKSIONOJNË!

1. Nuhasni banane, mollë, mendër (mente, nenexhik)
Mund të duket qesharake, por funksionon. Kjo metodë është provuar tek 3 000 vullnetarë dhe është vërtetuar se, sa më shumë këta persona i nuhasnin këto ushqime, aq më pak të uritur ishin dhe për pasojë humbisnin edhe më shumë kg. Sipas një teorie, gjatë nuhatjes së ushqimit truri stimulohet në të njëjtën mënyrë siç bën kur personi ushqehet. Ndaj gënjejeni trurin tuaj dhe ngopuni thjesht duke nuhatur.

2. Vendosni një pasqyrë përballë në tavolinën e ngrënies
Sipas një studimi, ngrënia përballë pasqyrës e ul sasinë e ushqimit që konsumohet nga personi deri në 1/3 e sasisë së zakonshme. Të shohësh veten në sy teksa ushqehesh, të bën të ndërgjegjësohesh për qëllimet që i ke vënë vetes, të rikthehesh në standartet e tua të brendshme dhe të rikujton pse po përpiqesh të biesh në peshë.


3. Rrethohuni me ngjyrë blu
Duhet të ketë një arsye të fortë pse nuk ju rastis të shihni fast food-e ose restorante në ngjyrë blu. Besojeni ose jo, ngjyra blu të pret oreksin. Kështu që servireni ushqimin në pjata ngjyrë blu, vishuni me blu ndërkohë që hani dhe vendosni një mbulesë tavoline gjithashtu blu. Shmangni të kuqen, të verdhën dhe portokallinë në ambjentet e ngrënies. Studimet kanë vërtetuar se ato e nxisin oreksin.


4. Fotografoni ushqimin
Në vend që të numëroni çdo kafshatë që hani, bëjini një foto ushqimit dhe ruajini në telefon ose PC sipas datës. Një inventar viziv i asaj që konsumoni mund t'ju ndihmojë të kontrolloni dhe të ndërgjegjësoheni për sasinë ditore të ushqimit që merrni. "Të bësh foto dhe më pas t'i rishohësh gjatë ditës, mund të të bëjë të ndalësh dhe ta vrasësh pak mendjen përpara se të hash". 
5. Lidhni barkun
Disa femra franceze, lidhin një rrip (cope) rreth mesit poshtë rrobave kur shkojnë për të ngrënë (mund të vendosni edhe një rryp çfarëdo, mjafton që barku të mos jetë i lirshëm). Kjo i bën ato të jenë gjatë gjithë kohës të ndërgjegjshme ndaj stomakut sidomos kur rripi fillon të ngushtohet, do të thotë që s'duhet të konsumosh më ushqim.

Thursday, July 5, 2012

9 ushqime për lëkurë magjepsëse


1- Hiqni qafe papastërtitë

Maskë flokësh 2

Maskë flokësh me KOS

Për flokë të thatë dhe të ashpër, kjo recetë do t'ua hidratojë flokët duke i lënë ato të mëndafshta.



Përbërësit:

  • 1 e bardhë veze
  • 1/4 gotë kos (mundësisht i bërë vetë me qumësht lope nga ai i fshatarëve)
  • 1/4 gotë majonezë


Udhëzime:

  1. Rriheni vezën derisa të bëhet shkumë e plotë si krem
  2. Bashkojeni me kosin dhe majonezën
  3. Masazhoni masën mbi flokë të njomë
  4. Mbështilleni kokën me një kapuç plastik dushi
  5. Lëreni të veprojë për 30 min
  6. Shpëlajeni kokën me ujë shumë të ftohtë
  7. Përdoreni një herë në muaj



Monday, July 2, 2012

10 lulet më të rralla në botë

Të klasifikosh 10 lulet më të rralla në botë, s'është aspak e lehtë sidomos kur mendon faktin që sipas shkencëtarëve ekzistojnë më shumë se 270 000 lloje lulesh (ku nuk përfshihen 10-15% e luleve të paklasifikuara në vende të humbura dhe të pa eksploruara të botës). Ndër lulet më të rralla, këtu nuk janë përmendur vetëm 10 të parat, por edhe që kanë padyshim historitë më ineteresante.


10.  Silene tomentosa

Gjindet vetëm në Gjibraltar dhe rreth viteve 1992 mendohej nga shkencëtarët se nuk ekzistonte më, sepse të gjitha gjurmët e kësaj bime ishin shuar krejtësisht. Por në vitin 1994, u gjend nga një alpinist një filiz e kësaj bime në shkëmbinjtë e lartë të Gjibraltarit. Bima u shumëfishua në "Millenium Seed Bank" dhe fidanët u kultivuan më pas në "Royal Botanic Gardens" në Londër. Meqënëse kjo bimë ishte varur vetmitare në shkëmbijtë e lartë të Gjibraltarit, në pritje për ta gjetur dikush, po e rendisim të 10-ën.

9.  Strongylodon macrobotrys


Kjo lule është e njohur për nuancat e saj spektakolare blu në jeshile, formën e veçantë të luleve të cilat formojnë një tufë e cila rëndon poshtë. Lulja polenizohet nga pistila varur kokëposhtë në mënyrë që të mund të marrin nektarin. Këto bimë është vështirë të gjinden në natyrë dhe besohet se janë të kërcënuara seriozisht nga shpyllëzimi i mjedisit të tyre natyror në Filipine. Falë bukurisë së saj për botanistët ajo renditet e 9-ta.

8.  Lotus berthelotii


E klasifikuar si jashtëzakonisht e rrallë që në vitin 1884, kjo bimë besohet të jetë zhdukur plotësisht në natyrë dhe në mjedisin e saj natyror edhe pse disa mendojnë se mund të gjindet ende. Bima është me origjinë nga ishujt e Spanjës dhe poleni i saj shpërndahej nga një lloj rrace zogjsh që është shuar prej kohësh. Janë bërë eksperimente për të parë nëse mund të gjindeshin shpërndarës të tjerë të polenit të kësaj bime, por asnjëri prej këtyre eksperimenteve nuk ka rezultuar i suksesshëm. Me të gjitha përpjekjet dhe investimet e bëra për ta rikthyer lulen në vendorigjinë, ajo renditet e 8-ta në listën e luleve më të rralla në botë.

7.  Cosmos atrosanguineus


Mund t'ju ketë rastisur të shihni Orkidetë Çokollatë, por a e keni parë ndonjëherë këtë lule? Është një lule me origjinë nga Meksika dhe është zhdukur nga mjedisi i saj natyror prej më shumë se 100 vitesh. Megjithatë, kjo specie mund të mbijetojë e veçuar dhe klone jo-fertile janë krijuar në 1902-shin. Lulet janë në ngjyrë kafeje të errët dhe rriten me një diametër rreth 3-4 cm. Në verë lulja çliron një aromë vaniljeje (e njëjtë me atë të farave të vaniljes, disa lloje kafeje dhe kakaoje). Meqënëse është kaq e rrallë dhe pothuajse e ëmbël sa për t'u ngrënë, renditet e 7-ta.

6.  Koki’o (Kokai cookei)


Një tjetër lule e rrallë e cila vjen nga një pemë në Hauai. E zbuluar në vitin 1860, pema Koki'o ka rezultuar e vështirë për t'u shumuar dhe në 1950-ën është shpallur e zhdukur. Sidoqoftë, 20 vite më vonë u gjend një i mbijetuar i vetëm, por që u shkatërrua nga një zjarr në 1978-ën. Fatmirësisht, njëra nga degët u shpëtua dhe u shartua në 23 pemë të ndryshme në zona të ndryshme të Hauait. Pema rritet deri në 10-11 metra lartësi dhe një pemë e rritur çel me qindra lule të kuqe çdo vit.

5.  Epiphyllum oxypetalum


Kjo lule është e lehtë për t'u kultivuar, por arsyeja pse është e rrallë është sepse çel shumë rrallë. Gjindet në Sri Lanka dhe ka domethënie shpirtërore për Budistët. Kur çel lule, i çel ato gjatë natës të cilat vyshken në mënyrë misterioze para se të agojë. Sipas Budistëve, kur bima çel lule, Naga-t (tributë semi-mitike të Sri Lankës) zbresin nga vendbanimi i tyre në parajsë për t'i dhuruar këtë lule Budës. 
Bimët jan çuditshmërisht aromatike dhe çelin lule të bardha dhe të  brishta. 
Kjo bimë ka gjithashtu edhe një histori të pasur në Japoni ku emri i saj mund të përkthehet 
"Bukuri nën dritën e Hënës". Një lule kaq e turpshme për të çelur dhe për të cilën mendohet 
kaq shumë, renditet e 5-ta.

4.  Epipogium aphyllum/Dendrophylax lindenii


Jo vetëm e rrallë, por edhe mbresëlënëse, kjo bimë e cila presupozohej të ishte zhdukur prej 20 vitesh, është ridhfaqur vetëm kohëve të fundit. Bima është shumë e rrallë sepse është pothuajse e pamundur të shumohet. Nuk ka gjethe dhe nuk përdor fotosintezën për të prodhuar ushqimin e saj. Ajo ka nevojë për një kërpudhë të veçantë e cila vendoset tek struktura e rrënjës së saj duke i mundësuar ushqyerjen. Kjo bimë mund të jetojë nëntokë për vite të tëra dhe gjindet vetëm në pyjet e Kubës dhe një varietet i saj në Florida. Lulja çliron aroma të këndshme të cilat çelin gjatë Qershorit dhe Gushtit. Në Kubë ato rriten mbi qiparisa ku duken si fantazma që vërtiten rreth tyre, për këtë arsye kanë marrë edhe emrin Orkidetë fantazma. Farat e tyre mund të çelin vetëm nëse bien mbi një lloj myshku të posaçëm kjo është edhe arsyeja pse renditet i 4-ti në listë.

3. Cypripedium calceolus


Një orkide e egër në ngjyrë të verdhë dhe lejla, e gjetur dikur nëpër Evropë, tani rritet në Britani, por vetëm në një vend: në një fushë golfi. Që prej viti 1917 është mbajtur nën vëzhgimin e rreptë të policisë në mënyrë që ta mbronin nga njerëzit (dhe nga topat e golfit pa dyshim). Një fidan i vetëm mund të shitet për 5000$, gjë që nuk ka ndodhur, përderisa bima është shumë e vështirë për t'u shumuar.
Një tjetër varietet i kësaj bime (Cypripedium reginae) është po aq i vështirë për t'u shumuar sa edhe vetë Charles Darwin dështoi dhe s'mundi ta kultivonte me sukses. Farat e lules nuk mbartin ushqim për bimën që do të rritet dhe për këtë arsye ajo jeton falë një marrëdhënie simbiotike me një specie të rrallë kërpudhe e cila e ushqen atë. Në momentin që bima rritet mjaftueshëm, kërpudha shkëputet prej saj. Meqënëse bima është kaq e rrallë, me kaq temperament dhe kaq miqësore me kërpudhat, renditet e 3-ta.



2.  Youtan Poluo

E zbuluar nga një fermer kinez me emrin Ding tek disa tuba çeliku e më vonë nga një infermiere kineze e cila e gjeti lulen poshtë lavatriçes. Misteriozja Youtan Poluo, nuk ka një emër shkencor dhe përbëhet nga 28 pjesëza, lule të vockla me një aromë të ëmbël të cilat mezi arrijnë 1mm madhësi. Kjo është një lule e cila është përmendur në mitologjinë Indiane në të cilën besohej se çelja e kësaj luleje simbolizon ardhjen e Mbretit Sage nga e ardhmja në botën e tashme. Në Sanskritishte emri i lules do të thotë "një lule e begatë nga parajsa". Lulja përmendet gjithashtu nga Budistët dhe sipas shkencëtarëve ajo mbin një herë në 3000 vjet (e si mund ta dinë këtë?). Meqënëse është një çudi më vete e rendisim në vendin e 2-të.



1. Amorphophallus titanum


Me prejardhje nga Sumatra, kjo bimë e rrallë dhe e mrekullueshme arrin deri në 1m e 80cm lartësi dhe 90 cm diametër. Kjo bimë gjindet në pyjet e Indonezisë dhe të lë përshtypjen e një bime të epokës së parahistorisë. Konsiderohet si lulja më e rrallë, më e madhe dhe më e rrezikuar në botë. E njohur gjithashtu me emrin Rafflesia, mbijetesa e saj varet nga një bimë kacavjerrëse me emrin Tetrastigma. Pa kërcell, pa gjethe dhe pa rrënjë ajo ka nevojë për kacavjerrësen që të ushqehet. Lëshon një erë mishi të prishur e cila shërben për të tërhequr insekte të ndryshëm për ta polenizuar. Lulja qëndron e çelur për rreth një javë. Për shëmbjen e stereotipit sesi një lule është ose duhet të jetë, ajo renditet pa dyshim e para në listën e bimëve më të rralla në botë.

Përktheu: Pin-Up Albania

Wednesday, June 27, 2012

Maskë flokësh 1


Maskë me banane dhe avokado


Përbërësit:
  • 1 banane mesatare
  • 1 vezë
  • 1/2 avokado
  • 2 lugë mjaltë
  • 3 lugë gjalpë
  • 3 lugë vaj ulliri

Udhëzime:

  1. Përzieni bananen, vezën dhe avokadon në një enë.
  2. Bashkoni edhe përbërësit e tjerë dhe përziejini në një mikser derisa të formohet një masë homogjene.
  3. Vendoseni masën duke e masazhuar skalpin dhe në të gjithë gjatësinë e flokut.
  4. Lëreni të veprojë për 30 min dhe më pas lajini flokët me një shampo hidratuese.
  5. Përdoreni dy herë në muaj.

Thursday, May 17, 2012

Ç'është BOTOKSI?!

Botoks ose ndryshe Botulinum toxin është një toksinë dhe neurotoksinë e cila prodhohet nga një bakter i quajtur Clostridium botulinum. Toksina botulinum mund të shkaktojë botulizëm, një sëmundje vdekjeprurëse si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët. Botulinum toxin A ose ndryshe e njohur si Botoks, e testuar fillimisht tek majmunët, përdoret për qëllime të ndryshme mjekësore po ashtu edhe kozmetike. Botulinumi mund të përthithet nga sytë, membanat  e mukozave, sistemi i frymëmarrjes etj.

Historiku
Fillimisht është njohur vetëm për vetitë helmuese (e përshkruar si "salçiçe helmuese" dhe "helm dhjamor") dhe dëmin fatal që shkaktonte në organizëm. Ky bakter prodhonte toksinën helmuese e cila shkaktohej nga produktet e mishit të rritur, ruajtur, përpunuar ose gatuar në mënyrën e gabuar. Ishte një fizikant i quajtur Kerner, i cili guxoi ta përdor toksinën botulinum për të parën herë për qëllime të mundshme terapeutike dhe i vendosi emrin botulism (nga Latinishtja botulus që do të thotë "salçiçe"). Emile van Ermengem, në 1897-ën gjeti që prodhuesi i toksinës botulin ishte një bakter të cilin ai e quajti Clostridium botulinum. Në 1928-ën, Prof. Tessmer Snipe dhe Herman Sommer e purifikuan toksinën për herë të parë. Në vitin 1949, grupi i Arnold Burgenit përmes një eksperimenti elegant, zbuloi se toksina bllokon transmetimin neuromuskular që do të thotë se toksina bllokon sinjalet që përçohen në tru nga reagimet e muskujve. Në rastin kur godet sistemin e frymëmarrjes, muskujt paralizohen për shkak të mospërçimit të sinjalit në tru dhe kështu personi pushon së marri frymë. Kjo është dhe arsyeja pse njerëzit vdesin kur goditen nga botulizmi. Paralizimi i muskujve të frymëmarrjes.

Epo, të gjithë do të pyesnin: pse duhet injektuar kjo toksinë në trup për arsye kozmetike? 
E thjeshtë: nëse një zonë e trupit s'është në gjendje të lëvizë, atëherë s'mund të rrudhoset.


Është miratuar për qëllime kozmetike, për herë të parë në 12 Prill 2002.

Botoksi në trup:
Botoksi përdoret për sëmundje spazmatike (kontraktime të pavullnetshme të muskujve). 
Efekti i qetësimit ose eliminimit të spazmave të këtyre muskujve, ndodh brenda disa orësh ose brenda pak ditësh pas injektimit të toksinës. Efektet s'janë të përhershme, por kanë një kohëzgjatje nga 3 deri në 8 muaj. Rreziku i përhapjes së toksinës në zona të tjera të trupit, është zvogëluar ndjeshëm. 
Përdoret gjithashtu për: smazma të muskujve të syve, prombleme të koordinimit të syve (strabizmi), dhimbje të ndryshme të kokës si migrena etj. Aktualisht po studjohet për të përcaktuar nëse është i dobishëm për të trajtuar sëmundje si osteoartrit i gjurit dhe legenit dhe sëmundje të tjera që lidhen me kockat, prostatën etj.

Zonat ku aplikohet në fytyrë.
Në kozmetikë përdoret suksesshëm për të reduktuar rrudhat dhe pamjen e plakur duke u injektuar direkt tek muskujt e fytyrës (rreth syve, buzëve, ballit, qafës etj) duke i paralizuar ata për një periudhë të caktuar kohore (min.3 muaj). Në momentin që muskujt nuk lëvizin, nuk formohen rrudha. 
Injektimi i botoksit bëhet vetëm në klinikën e mjekut me pajisje strerile dhe nën kontroll të plotë të specialistit, jo në një sallon bukurie. Para injektimit përdoret anestezi lokale ose një krem mpirës. Mund të ndjeni pak bezdi gjatë injektimit, por gjëlpërat sot janë aq të holla sa zakonisht procedura s'është e dhimbshme. Në varësi të zonave ku do të injektohet, procedura zgjat nga fare pak minuta deri në rreth 20 minuta. Fillimisht shënohen zonat ku do të injektohet botoksi dhe pas mbarimit të procedurës mund të vazhdoni aktivitetin normal, por e mira është që të shmangni ekspozimin në diell. S'duhet përdorur nga gra shtatzëna, që kanë alergji nga vezët ose probleme neuromuskulare.

Efekte anësore: Pas injektimit të botoksit efektet anësore më të zakonshme janë: dhimbje koke, përzierje, simptoma të ngjashme me ato të gripit, skuqje dhe dhimbje në zonën e injektimit, tharje e gojës, turbillim i shikimit, lodhje, reksione alergjike etj. Botoksi zhduk ose zbeh reagimet emocionale të pacientit në situata të caktuara (botuar në Forbes). Kjo vjen si pasojë e shkëputjes së ndërlidhjes së muskujve me trurin. Më rrallë haset dobësim ose venitje e muskujve të qepallave të sipërme të syrit. Zakonisht kjo gjë kalon brenda pak ditëve. Në raste të rralla, mund të zgjas edhe për muaj, etj, etj.

Janë hedhur në treg produkte për të mbrojtur raste tepër të rralla, por të mundshme, që cënojnë jetën, si komplikacione gëlltitjeje ose frymëmarrjeje në rastet kur toksina mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit. Kjo gjë nuk ka ndodhur deri tani tek ata që e kanë përdorur për qëllime kozmetike, kështuqë rezulton që botoksi mund të konsiderohet deri diku si i sigurt.

Nga: Pin-Up Albania








Wednesday, May 16, 2012

Dobësohuni me banane!


Kjo metodë e rënies në peshë, i adresohet të gjithë atyre që e pëlqejnë shumë bananen dhe që ëndërrojnë të heqin qafe disa kg. Banania - s'është vetëm një frut i shijshëm dhe i ushqyeshëm, por edhe një burim i humorit të mirë, normalizues i sistemit tretës dhe një mik besnik i stomakut dhe i zorrëve. Ne jemi të interesuar në të gjitha vetitë e këtij fruti për të lënë mënjanë kilet e tepërta.

Le ta nisim me faktin që të gjitha dietat e përjashtojnë këtë frut për shkak të përmbajtjes së kalorive të shumta. Por, në të njëjtën kohë, banania i jep indeve tona minerale, vitamina, hekur, magnez, sodium, potas, fosfor, kalcium. Por yndyrnat në banane s'janë të shumta, për këtë arsye dhe kanë tërhequr vëmendjen e dietologëve për ta rivlerësuar, përveç faktit që mjafton vetëm një banane për të hequr urinë. 

Ekzistojnë dy lloje dietash me banane. 
E para - goxha strikte dhe është vetëm për tre ditë. Duhen ngrënë tre banane në ditë dhe asgjë tjetër. Mund t'i shtoni vetëm qumësht ose kos pa yndyrë. Nëse ju duket një dietë shumë monotone, mund të fantazoni pak dhe të sajoni ndonjë "ëmbëlsirë" me banane me qumësht ose ndonjë kokteil. Më e rëndësishmja është të mos i shtoni sheqer ose vanilje sepse rrisin ndjesinë e urisë më vonë. Uji dhe çaji pa sheqer, lejohen në çfarëdo lloj sasie. Gjatë dietës mund të humbisni të paktën rreth 3 kg.

E dyta - Një metodë më e butë e humbjes në peshë është llogaritur për 7 ditë. Çdo ditë do të humbisni rreth 1 kg.  Menuja e ditës është shumë e thjeshtë: gjysëm kg banane (të peshuara pa lëkurën) dhe ndajini në aq pjesë për sa herë mendoni të ushqeheni gjatë ditës. Të gjithë parametrat janë brenda kufijve normal - 1.300 kalori, mjaftueshëm për funksionimin normal të trupit, metabolizmin dhe për humbje efektive në peshë. Gjatë ditës pini mjaftueshëm ujë dhe çaj pa i shtuar asnjë lloj ëmbëlsuesi .

Pas kësaj diete, për të ruajtur rezultatin sa më gjatë shmangni sheqernat, brumërat, yndyrnat dhe vaktet e ndërmjetme pas orës 6 të pasdites.

Përktheu: Pin-Up Albania

Tuesday, May 15, 2012

Si të vishemi në një ditëlindje?

Të vendosësh si të vishesh në ditëlindjen e miqve apo e një të afërmi s'është dhe aq e vështirë sa duket. Mundohuni të keni parasysh dhe t'i përmbaheni kodit të veshjes, se sa formale mund të jetë si ceremoni, nëse s'është aspak e tillë, atëherë mundësitë e zgjedhjes janë edhe më të shumta.


Instruksione: 
Femrat duhet të zgjedhin një veshje që përveçse i përshtatet festës, mbi të gjitha t'i përshtatet stilit personal.
Zgjidhni një fustan koktejli, taka të larta dhe bizhuteri vezulluese, qofshin ato edhe jo të vërteta dhe një model elegant, jo të ekzagjeruar flokësh. Veshja, përgjithësisht, duhet të jetë e gëzueshme, plot ngjyra, me print lulesh të cilat janë shumë në modë, me materiale të lehta dhe cilësore. Gjatësia e fustaneve dhe fundeve rekomandohet mbi gju për të mos e ekzagjeruar pamjen dhe për të qenë sa më rehat dhe sa më të lirshme. (vazhdon poshtë)...


































Çfarëdo që zgjidhni, kini parasysh që të jeni sa më elegante, sa më të feskëta, koherente me modën, por s'duhet kurrsesi të bini më shumë në sy se personi që ka ditëlindjen. Është dita e saj (nëse është femër) dhe vëmendja më e madhe duhet të jetë pikërisht tek ajo. 

Për zonjat, rekomandohet të jenë gjithnjë në maksimumin e tyre. Një zonje, nuk i falet ta anashkalojë veten, të tregojë më shumë modesti se ç'duhet dhe ca më keq ta neglizhojë veten duke menduar që janë të rinjtë që duhet të kënaqen e të bien më shumë në sy (ajo që mendojnë zakonisht nënat tona). Një zonjë, duhet të jetë e tillë në çdo kohë dhe kudo. 

Përsëri rekomandohen fustanet ose fundet mbi gju ose pak poshtë gjurit, ose panatallona elegante në gjatësinë e kaviljes. Ngjyra të ngrohta, fustane që evidentojnë me elegancë format, këpucë elegante, me taka mesatare, bizhuteri fine dhe diçka për të hedhur supeve (xhaketë ose triko me mëngë treçerekshe dhe sa më të lehta, ose shall të lidhur bukur ose thjesht i hedhur këndshëm supeve), i japin shumë sy veshjes së zonjave. 

Stili Pin-Up është tepër në modë këtë sezon, që do të thotë, estetikë e përkryer dhe modele super femërore. Fustanet tipike të këtij stili janë fustanet e ngushtë në pjesën e bustit dhe veref në pjesën e poshtme. Tepër të rehatshëm dhe shumë elegant.


Çantat, janë një aksesor shumë i rëndësishëm. Ndaj kujdes, çanta të vogla mundësisht me ngjyra të çelura dhe jo detyrimisht në ngjyrën e këpucëve. Preferohen shumë çantat që në vend të rrypit kanë zinxhir.

Nga: Pin-Up Albania