Monday, May 14, 2012

Kujdesuni për këmbët!


Kujdesuni për këmbët! Zakonisht, kur bëjmë masazhin e plotë të trupit ose kur vendosim kremin hidratues të trupit, harrojmë këmbët. Gjë kjo shumë e gabuar, pasi tek këmbët ndodhen pjesa më e madhe e nervave të cilat kanë impakt në mirëqenien e të gjithë trupit, madje ka edhe raste kur mund të ndihmojë edhe në trajtimin e sëmundjeve.

Pëqendrohuni të paktën një herë në javë tek këmbët dhe mirëqenia s'do vonojë të vijë.



Kujdesuni për këmbët!  Së pari, zbusni lëkurën e këmbëve. Për këtë gë, më e mira është të blini një skrab me përbërës natyralë. Gjithashtu, livandoja, çaji jeshil, vaj i xhoxhobës ose kafja kanë një efekt eksfoliant dhe anti stres.

Mazazhojini këmbët në formë rrethore nga gishtat tek themra. 

Për ta përmbyllur, mund të bëni një skrab të lehtë me kamomil, limon të athët (lime) ose mente.

"Acupressure" (lloj masazhi i lashtë kinez,
i cili konsiston në ushrimin e presionit,
forcës, në pika të caktuara të trupit
për të lehtësuar dhimbjet)
Masazhojini duke nisur nga pjesa e brendshme e shputës, vazhdoni tek pjesa e poshtme e gishtave dhe më pas fërkoni sipërfaqen e shputës. Në harkun e brendshëm të shputës, ndodhen qelizat e reflekseve të cilat i  korrespondojnë shtyllës kurrizore. "Acupressure" në këtë pjesë ndihmon në uljen e dhimbjes së shpinës.

Pas kësaj, mund të bëni një banjë qetësuese me disa pika të vajit tuaj esencial të preferuar.  Mbajini këmbët për 15 min të zhytura në ujë dhe kaq është e mjaftueshme për të hequr lodhjen. Fshijini këmbët me peshqir dhe aplikoni kremin hidratues.
Meqë ra fjala, njëri nga produktet më efektivë për veçoritë e tij të shumta është vaji i kokosit.
Më pas mbështillini këmbët për 5 min. me një peshqir të ngrohtë dhe në fund lyejini me një krem ushqyes. Dhe tani ndjeni sa jashtëzakonisht të lehta janë, si flutur!



Përktheu: Pin-Up Albania

No comments:

Post a Comment