Wednesday, May 16, 2012

Dobësohuni me banane!


Kjo metodë e rënies në peshë, i adresohet të gjithë atyre që e pëlqejnë shumë bananen dhe që ëndërrojnë të heqin qafe disa kg. Banania - s'është vetëm një frut i shijshëm dhe i ushqyeshëm, por edhe një burim i humorit të mirë, normalizues i sistemit tretës dhe një mik besnik i stomakut dhe i zorrëve. Ne jemi të interesuar në të gjitha vetitë e këtij fruti për të lënë mënjanë kilet e tepërta.

Le ta nisim me faktin që të gjitha dietat e përjashtojnë këtë frut për shkak të përmbajtjes së kalorive të shumta. Por, në të njëjtën kohë, banania i jep indeve tona minerale, vitamina, hekur, magnez, sodium, potas, fosfor, kalcium. Por yndyrnat në banane s'janë të shumta, për këtë arsye dhe kanë tërhequr vëmendjen e dietologëve për ta rivlerësuar, përveç faktit që mjafton vetëm një banane për të hequr urinë. 

Ekzistojnë dy lloje dietash me banane. 
E para - goxha strikte dhe është vetëm për tre ditë. Duhen ngrënë tre banane në ditë dhe asgjë tjetër. Mund t'i shtoni vetëm qumësht ose kos pa yndyrë. Nëse ju duket një dietë shumë monotone, mund të fantazoni pak dhe të sajoni ndonjë "ëmbëlsirë" me banane me qumësht ose ndonjë kokteil. Më e rëndësishmja është të mos i shtoni sheqer ose vanilje sepse rrisin ndjesinë e urisë më vonë. Uji dhe çaji pa sheqer, lejohen në çfarëdo lloj sasie. Gjatë dietës mund të humbisni të paktën rreth 3 kg.

E dyta - Një metodë më e butë e humbjes në peshë është llogaritur për 7 ditë. Çdo ditë do të humbisni rreth 1 kg.  Menuja e ditës është shumë e thjeshtë: gjysëm kg banane (të peshuara pa lëkurën) dhe ndajini në aq pjesë për sa herë mendoni të ushqeheni gjatë ditës. Të gjithë parametrat janë brenda kufijve normal - 1.300 kalori, mjaftueshëm për funksionimin normal të trupit, metabolizmin dhe për humbje efektive në peshë. Gjatë ditës pini mjaftueshëm ujë dhe çaj pa i shtuar asnjë lloj ëmbëlsuesi .

Pas kësaj diete, për të ruajtur rezultatin sa më gjatë shmangni sheqernat, brumërat, yndyrnat dhe vaktet e ndërmjetme pas orës 6 të pasdites.

Përktheu: Pin-Up Albania