Maskë flokësh me KOS
Për flokë të thatë dhe të ashpër, kjo recetë do t'ua hidratojë flokët duke i lënë ato të mëndafshta.
Përbërësit:
- 1 e bardhë veze
- 1/4 gotë kos (mundësisht i bërë vetë me qumësht lope nga ai i fshatarëve)
- 1/4 gotë majonezë
Udhëzime:
- Rriheni vezën derisa të bëhet shkumë e plotë si krem
- Bashkojeni me kosin dhe majonezën
- Masazhoni masën mbi flokë të njomë
- Mbështilleni kokën me një kapuç plastik dushi
- Lëreni të veprojë për 30 min
- Shpëlajeni kokën me ujë shumë të ftohtë
- Përdoreni një herë në muaj
No comments:
Post a Comment