1- Hiqni qafe papastërtitë
Një nga ushqimet më të mira që e ndihmon lëkurën të jetë e shëndetshme dhe e bukur është salmoni. Salmoni është një burim i pasur i acideve yndyrore Omega 3 dhe aknet mund të shkaktohen pikërisht nga marrja në sasi të vogël të këtyre yndyrnave të domosdoshme për organizmin të cilat gjinden me shumicë tek salmoni, sardelet dhe farat e linit. Një çekuilibrim i tillë (mungesa e omegës 3) mund të shkaktojë inflamacione të cilat çojnë në bllokimin e poreve të cilat shkaktojnë prodhimin me tepricë të yndyrës në lëkurë.
2 - Shtoni hidratimin
Hidratoni lëkurën e thatë duke konsumuar arra, duke i shtuar ato në recetat tuaja të preferuara si në sallatë, pjata të ndryshme me perime ose makarona. Arrat janë i vetmi lloj në familjen e tyre që përmbajnë një sasi të konsiderueshme të elemnetit çudibërës omega 3, e cila lubrifikon lëkurën. Në fakt mungesa e acidit alfa-Linoleik (ALA), omega 3 tek arrat, mund të çojë në ekzema të ndryshme të cilat janë pasojë e lëkurës së thatë të ashpër dhe të ç'ekuilibruar.
3 - Riparoni rrudhat e vogla
Vezët janë të pasura me lutein dhe zeaxanthin të cilat forcojnë qelizat dhe ndihmojnë në lëmimin e rrudhave të vogla. Luteina mund edhe të stimulojë prodhimin e elastinës (indi lidhës i cili ndihmon lëkurën të ruajë formën e saj) gjatë gijthë kohës. Por kini parasysh që të konsumoni edhe të bardhën edhe të verdhën.
4 - Pakësoni rrathët e zinj
Ju mund ta identifikoni shumë lehtë një person të dehidratuar prej rrathëve të zinj poshtë syve. Kur nuk hidratoheni sa duhet, venat e gjakut poshtë syve zgjerohen. Meqënëse lëkura në këtë zonë është shumë e hollë, këto enë gjaku i bëjnë rrathët e syve të duken edhe më të errët. Uji është ai që mund të ndihmojë në eliminimin e pamjes së sfilitur (edhe pse nuk është i mjaftueshëm), duhen pirë minimalisht 6 gota ujë të pastër në ditë.
5 - Lëkurë e butë dhe e lëmuar
Patatet e ëmbla janë të pasura me beta-karroten e cila shndërrohet në vitamin A brenda në organizëm dhe e mban lëkurën të butë dhe të lëmuar. Mund t'i gatuani ato si patatet e zakonshme (në furrë, të ziera etj).
6 - Sharmi i avokados
T'i shtosh regjimit ushqimor avokado i jep lëkurës sharm. Avokadoja është e mbushur me vajra natyral të cilët e hidratojnë lëkurën. Është e pasur gjithashtu me vit. C, E dhe lutein, lëndë ushqyese këto të cilat kanë veti anti-inflamatore dhe anti-moshë.
7 - Nxisni kolagjenin
Falë sasisë së madhe të vit. C, specat e kuq nxisin sintezën e kolagjenit dhe e mbrojnë lëkurën nga plakja. Speci i kuq funksionon vetëm nëse merret i freskët dhe gatuhet mirë. Nga një studim i bërë në "American Journal of Clinical Nutrition", rezultoi se femrat që kishin një regjim ushqimor të pasur me ushqime që mbartin sasi të mëdha të vitaminës C kanë shumë më pak rrudha të dukshme sesa pjesa tjetër.
8 - Shihni skuqje
Edhe pse vera e kuqe rekomandohet shumë, të konsumos vetëm një gotë alkol mund të zmadhojë enët e gjakut duke shkaktuar skuqje dhe acarim në fytyrë. Nëse vuani nga psoriaza, më mirë evitojeni alkolin sepse mund të përkeqësojë simptomat dhe gjendjen e lëkurës.
9 - Mbrojtje nga dielli
Asnjë ushqim nuk e zëvendëson mbrojtësin ndaj diellit, por disa perime ndihmojnë për ta bërë lëkurën më pak të ndjeshme ndaj tij. Përfshini në regjimin tuaj ushqimor karrota, spinaq dhe domate si edhe fruta si shalqiri, pjepri dhe mangoja. Këto ushqime mbartin karotenoide të cilat e mbrojnë lëkurën kundër djegies nga dielli.
No comments:
Post a Comment